Mbyllen katër ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Trepça ’89 e ka fituar derbin lokal me Trepçën me rezultat 3:1 falë golave të shënuar në pjesën e dytë me anë të Brojës, Idrizit dhe Jasharit, kurse golin e vetëm për Trepçën e shënoi Ahmeti.
Drenica e mundi Dritën 2:0 me golat e Arifajt dhe Ukës, kurse Llapi ishte më i mirë se Besa, të cilën e mundi po ashtu 2:0, falë golave të Namanit dhe Sinanit.
E në ndeshjen e fundit, Liria barazoi 1:1 me Ferizajn. Mysafirët kaluan në epërsi me Ristovskin, kurse vendësit barazuan në fund me Guraziun.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...