Tirana do duhet të luaj pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli, nw ndeshjen kualifikuese pwr Conference League.
Futbollisti i afruar gjatë afatit kalimtar të verës tek bardheblutë nuk ka mundur që të udhëtojë drejt Gjerogjisë për ndeshjen e parë që kryeqytetasit kanë me Torpedo Kutaisi.
Gjerogjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm pasaportë kosovare, nuk është lejuar të udhëtojë drejt shtetit gjeorgjian.
Dokumentacioni i paraqitur për lojtarin nuk ka qenë i mjaftueshëm që të kalonte për të udhëtuar me skuadrën e në të tilla rrethana, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtarë më pak për ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi.
Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përballen me probleme të tilla, ku lojtarëve nga Kosova ose vendet e huaja nuk lejohen të udhëtojnë në shtete të ndryshme.
Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Conference League në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave, por mbetet për t’u caktuar se ku do të zhvillohet pasi Air Albania ka fushën e dëmtuar, ndërsa Selman Stërmasi është prej kohësh jo funksional. /SS/
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...