Padyshim se futbollisti kryesor i Spanjës është Lamine Yamal, 17-vjeçari është bërë sulmues që t’ia kenë frikën mbrojtësit që përballen me të.
Mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte Viktor Kristiansen i cili u përball në takimin e mbrëmshëm të Danimarkës ndaj Spanjës, shkruan Arbresh.info.
Ai në një intervistë për Ekstra Bladet, tha se ai u fut në duelet me Yamalin pa frikë.
“Nuk po mendoja nëse do të ndëshkohesha me karton të verdhë. Unë vetëm erdha dhe thashë, ‘Hej, unë do të luftojë gjithashtu. Nuk kam frikë nga ti’”.
“Kur ju keni mundësinë të bëni një duel të mirë dhe të drejtë që mund t’ju shkaktojë pak dëm, atëherë duhet ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj”.
“Spanja e bëri më të lehtë për mua duke e lejuar Pedro Porron që të avancojnë kështu që unë kisha kohë të fokusohesha vetëm tek Yamal”.
“Ai është një lojtar i talentuar dhe do të jetë njëri prej më të mirëve për shumë vite”, ka thënë Kristiansen.
Kujtojmë që sot Yamal ka udhëtuar tek skuadra e tij Barcelona, pasi la kampin e kombëtares spanjolle, para ndeshjes me Serbinë, pas një shqetësimi të vogël që pati./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit