Cristiano Ronaldo do të luajë finalen e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve, e katërta me Real Madridin.
Dhe, kësisoj, ylli portugez do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje të tilla, që kur Kupa Evropiane kaloi në formatin Liga e Kampionëve, pas Paolo Maldinit.

Veç 6 finaleve në Ligën e Kampionëve, italiani ka luajtur, gjithashtu, edhe dy finale të tjera të Kupës Evropiane (para 1992). Ish-kapiteni i Milanit bëhet kështu futbollisti me më shumë ndeshje finale të luajtura në historinë e këtij kompeticioni, plot 8 herë. Po kaq, 8 ndeshje finale, ka luajtur edhe Paco Gento, por të gjithë në formatin e vjetër, atë të Kupës Evropiane.
Pas Gentos dhe Maldinit duket Alfredo Di Stefano, me shtatë finale të luajtura (pesë tituj) dhe vjen vetëm pas Cristiano Ronaldos (gjashtë finale, duke pritur të Kievit, me katër tituj të fituar). Jose Emilio Santamaria, gjithashtu, shfaqet në palmares me katër tituj dhe dy herë nënkampion, edhe pse ai nuk luajti në finalen e vitit 1966, kundër Partizanit. (Telesport)
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...