Mbi tre mijë shqiptarë në stadium për kombëtaren (Video)

21:04 | 4 Shtator 2015
M. A.

Kombëtarja e Shqipërisë, luanët e ekipit kombëtar do të kenë përkrahjen e mbi 3000 shqiptarëve që do të jenë në stadium.

Digitalb ka konfirmuar se mbi 3000 shqiptarë janë zyrtarisht në stadium, teksa numri mund të shkojë deri në 3500 shikues.

Ky është një rekord më vete për tifozët mysafirë në Danimarkë, dhe natyrisht se kjo është ndihmesë e madhe për skuadrën kombëtare.

Ndryshe Dritan Shakohoxha po ashtu e konfrimoi se janë shpërndarë 3000 qeleshe për tiozët shqiptarë që do të jenë në stadium.

Shqipëria me një fitore do të mund të ishte fare pranë ëndrrës së Euro 2016.

 

https://www.facebook.com/video.php?v=801041366660455&set=vb.335186276579302&type=2&theater

Shpërndaje në rrjete sociale