Mbi 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi, thotë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së

18:28 | 29 Maj 2025
D.H

Shqipëria luan ndeshjen e madhe ndaj Serbisë në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të luhet me 7 qershor me fillim nga ora 20:45 dhe do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, shkruan Arbresh.info.

Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm, ku sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, thekson se për deri më tani ka mbi 200 mijë kërkesa për bileta.

“Ka mbetur edhe një ditë nga prenotimi i biletave që është data 30 maj pasi procesi i prenotimit ka filluar më 15 maj dhe ndryshe nga ndeshjet e tjera këtë herë ka patur një kërkesë mbi 200 mijë bileta ndërkohë që kapaciteti i stadiumit është 22 mijë vende. Për të hyrë në stadium do të duhet që sportdashësit të kenë me vete edhe një kartë ID që korrespondon me emrin në biletë për ndryshe nuk do të futen dot”, tha Ilir Shulku për Top Channel.

Kujtojmë se Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar për këtë sfidë nga FIFA-s me mbylljen 20%  të stadiumit.

Shqipëria pas dy ndeshjeve të para të kualifikimeve për Kampionat Botëror, ka një fitore e një humbje, ku u mposht në “Ëembley” nga Anglia, teksa fitoi në “Arnenë Kombëtare” me Andorrën./Arbresh.info

Të ngjashme