Ylli francez Kylian Mbappe në një intervistë për ‘La Sexta’ ka folur për marrëdhëniet me bashkëlojtarët e tij të Real Madridi dhe emocionet që ka përjetuar në ditët e para si lojtar i ‘Los Blancos’.
“Ditën e prezantimit, minutat që kalova në tunel ishin më të gjatat e jetës sime. Më prisnin 80 mijë tifozë dhe emocionet ishin të papërshkrueshme”, tha Mbappe.
Sulmuesi francez vlerësoi mirëpritjen nga skuadra dhe stafi i madrilenëve.
“Të gjithë lojtarët më mirëpritën dhe më dërguan mesazhe mbështetëse. Ndihesha si në shtëpi që në ditën e parë. Ancelotti është i jashtëzakonshëm, ai është gjithçka, trajner, mik, udhëheqës. Ai e di gjithmonë kur duhet të jetë pranë lojtarëve”, theksoi francezi.
Ish-ylli i PSG-së ka folur edhe për partnerin e tij në sulm, Vinicius Junior.
“Nuk mund ta imagjinoj Real Madridin pa Vinin. Luajmë shumë mirë bashkë dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin. Ai është një lojtar i madh dhe bashkë mund të arrijmë shumë gjera”, ka përfunduar Mbappe./rtk
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...