E ardhmja e Kylian Mbappes në Paris Saint-Germain ka qenë subjekt i spekulimeve, me kontratën e tij që skadon këtë verë.
Raportet e fundit pohuan se francezi ka një marrëveshje me Los Blancos për t’u bashkuar me ta në një transferim të lirë.
Megjithatë, Mbappe këmbëngul se nuk e ka vendosur të ardhmen e tij dhe është i fokusuar në mposhtjen e Madridit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
23-vjeçari shtoi gjithashtu se ai nuk do të fliste me gjigantët spanjollë edhe nëse PSG-ja do të dështonte.
Kylian Mbappé: “No, my decision on the future isn’t made. Playing vs Real Madrid in Champions League changes a lot of things”. ??? #PSG
“Even if I’m free to do what I want at the moment, I’m not going to go and talk to the opponent or do that kind of thing” he told @PVSportFR pic.twitter.com/MeqjX6PEb0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 6, 2022
“Jam i përqëndruar në mposhtjen e Madridit dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk ka marrë ende një vendim”, tha Mbappe për “PVSportFR”.
“Edhe nëse ndeshja kundër Madridit ndryshon gjërat dhe megjithëse jam i lirë të bëj sit ë dua, nuk do të bëj gjëra të tilla. Dhe nuk do të flas me një rival”.
Madridi ka treguar interes për Mbappen për një kohë dhe ata gjithashtu ishin afër nënshkrimit në dritaren e fundit të verëspërpara se PSG të refuzonte ofertat e tyre.
Sulmuesi francez foli edhe për sagën e kontratës, duke thënë se Madridi do të kishte qenë destinacioni i tij i vetëm nëse do të largohej nga Parc des Prices.
Mbappe ka qenë në formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 19 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.
Ai ishte gjithashtu në shënjestër në fitoren e fundit të PSG-së 5-1 ndaj Lille në Ligue 1, ndërsa Lionel Messi shënoi golin e tij të dytë në ligë këtë sezon./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...