Ylli i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappe i tha një tifozi se ai do t’i bashkohej Milanit nëse do të transferohej në Serie A.
Reprezentuesi francez u emërua në FIFA FIFPRO Men’s World 11 të hënën mbrëma dhe pas ceremonisë së mbajtur në Paris, një tifoz i kërkoi të transferohej në Serie A.
Përgjigja ishte e shkurtër dhe e shpejtë, me superyllin francez që pretendoi se do t’i bashkohej Milanit nëse do të kalonte në Serie A një ditë.
‘Kuqezinjtë’ dihet se janë skuadra e preferuar e Mbappes në Itali. Këtë e kishte pranuar edhe një vit më parë për ‘Gazzetta’:
“Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Si fëmijë kam pasur një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj, të gjithë tifozët e Milanit. Kështu, falë tyre, edhe unë bëja tifo për ‘Rosonerët’ dhe pashë shumë ndeshje të Milanit”.
Fotoja e Mbappe-s i veshur me fanellën e ‘kuqezinjve’ gjatë një interviste si fëmijë është përdorur shpesh nga tifozët e Milanit në rrjetet sociale ndër vite.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...