Lojtari kryesor i Real Madridit këtë sezon, Kylian Mbappe është në pikëpyetje për ndeshjen e së shtunës në La Liga ndaj Real Sociedadit.
Sulmuesi francez edhe këtë të enjte është stërvitur në palestër, duke vazhduar programin e veçantë për të mbrojtur gjurin e majtë, raporton Diario AS.
Qëllimi është i qartë: të rikthejë ndjesitë më të mira dhe të lërë pas shqetësimet që e kanë shoqëruar që nga ndrydhja e pësuar në fillim të vitit.
Dy ditë para përballjes me Real Sociedadin, Mbappé mbetet në dyshim, ndërsa dita e premte një ditë para ndeshjes – do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë.
Që nga rikthimi i tij në Superkupë pas lëndimit, Mbappé – me përjashtim të pushimit në Kupë ndaj Albacetes – ka qenë i pandalshëm.
Ai ka luajtur gjashtë ndeshjet e fundit, të gjitha si titullar dhe me paraqitje të shkëlqyera, duke realizuar nëntë gola. Francezi ka shënuar nga dy gola kundër Monacos, Villarrealit dhe Benficas, si dhe ka gjetur rrjetën ndaj Levantes, Rayo Vallecanos dhe Valencias.
Me 38 gola në total këtë sezon, Mbappé mban peshën kryesore të sulmit madrilen, duke realizuar 48 për qind të 79 golave të shënuar nga Real Madridi në të gjitha garat.
Në total, ai ka munguar vetëm në katër ndeshje këtë edicion: ndaj Manchester Cityt në dhjetor, dy takimet e para të vitit 2026 kundër Betisit në La Liga dhe Atlético Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës, si dhe sfidën ndaj Albacetes në kupë.
Në “El Clásico” në Jeddah u aktivizua nga banka rezervë, ndërsa në ndeshjet e tjera ka qenë titullar i padiskutueshëm.
Sa i përket mungesave të sigurta për ndeshjen ndaj Real Sociedadit, Arbeloa nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Jude Bellinghamit, Eder Militão-s dhe Rodrygos, të cilët vazhdojnë procesin e rikuperimit nga lëndimet.
Në dyshim është edhe paraqitja e Raul Asencios.
Lajm i mirë për madrilenët është rikthimi i Vinicius, i cili ka do të jetë i gatshëm për përballjen në “Bernabéu”, pasi ndeshjen e fundit me Valencian ka qenë i suspenduar./Arbresh.info
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit