Kylian Mbappe pretendon se nuk ka shtruar kërkesa te Paris Saint Germaini dhe të gjitha lajmet rreth tyre janë të rreme.
Mbappe është përfolur shumë për transferim në Real Madrid pasi kryesoi listën e golashënuesve në Liga 1 këtë sezon duke i siguruar edhe trofeun PSG-së, transmeton portali arbresh.info.
Pasi siguroi çmimin Lojtari i Vitit në Liga 1, Mbappe ka lënë të kuptohet se është i hapur për një sfidë të re por sulmuesi ka hedhur poshtë raportet rreth kërkesave të shtruara te PSG për të vazhduar qëndrimin në klub.
“Keni harruar edhe diçka, Kylian Mbappe dëshiron të jetë portier”, ka shkruar Mbappe me ’emojin’ e buzëqeshjes.
“Lajme të rreme”, përfundon Mbappe./arbresh.info/
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...