Kylian Mbappe është larguar nga Paris Saint Germain dhe së shpejti do ta njoftojë klubin e ti të ri.
Reprezentuesi francez ka zbuluar arsyen se pse ende nuk mund të flasë për një kalim të mundshëm te Real Madridi.
“Sepse mendoj se gjëja më e rëndësishme është ta mbyllja sezonin mirë me klubin tim aktual PSG dhe me një trofe tjetër që e arritëm”.
“Ka kohë për gjithçka dhe unë do të zyrtarizojë klubin tim të ardhshëm në kohën e duhur, dhe është vetëm disa ditë larg”.
Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit, derisa ka thënë se ka edhe disa detaje në marrëveshje para se të bëhet zyrtarizimi.
“Ka ende disa detaje të rëndësishme në marrëveshje, por gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë mirë këtu”, tha Mbappe.
Mbappe udhëhoqi PSG-në për të fituar Kupën e Francës, duke i shtuar titullit të Ligue 1 që tashmë e kishin fituar.
Ylli francez shënoi 44 gola dhe bëri 10 asistime në 48 ndeshjet e tij për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...