Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë afatit të verës, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë për L’Equipe, Mbappe ka thënë se dëshironte largimin.
“Dëshiroja të largohesha nga PSG. Kur them largim, flas për Real Madridin. Reali bëri një ofertë. Mendova se koha ime në PSG kishte përfunduar”, tha francezi.
I pyetur nëse do të dëshironte klubet nga Premier Liga, sulmuesi ishte i prerë.
“Klube të tjera? Jo. Jam lojtar i PSG dhe nëse do të largohesha këtë verë do të ishte vetëm Real Madridi”, potencoi ai.
Poashtu, ai tha se ardhja e Messit nuk ka ndikuar në vendimin e tij.
“Unë nuk do të ndryshoja mendjen, për shkak të ardhjes së Messit… është një privilegj, por unë i kam marrë vendimet e mia”, shtoi Mbappe.
Fituesi i kupës së botës me Francën në 2018 ka kontratë me PSG vetëm deri në verën e vitit 2022.
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”