Është mbajtur dje një ndeshje revyale ndërmjet basketbollistëve me karroca, në finalen e parë të turneut të Alley Oop në Prishtinë.
Kjo ndeshje është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit në Karroca e Kosovës.
Gjatë kësaj ndeshje, përkrahje maksimale ka pasur nga tifozët dhe të pranishmit atje, teksa Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është shprehur në fjalimin e tij, se aktivitetet e tyre gjithmonë do të gëzojnë mbështetjen nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ndryshe, Bergo Kingdom nga Prizreni është fitues i edicionit të parë të Alley Oop të mbajtur në Kosovë./Arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...