Google ADS

Matuidi: PSG do të kualifikohet

11:20 | 8 Mars 2015
Arbresh Info

Mesfushori është i sigurt se skuadra e tij do ta mposhtë Chelsean dhe do të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i skuadrës së PSG-së, Blaise Matuidi është tejet optimist se skuadra e tij ka gjithçka çfarë i duhet për të mposhtur skuadrën e Jose Mourinhos, dhe të kualifikohen për në fazën tjetër.

PSG dhe Chelsea barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Francë, dhe të mërkurën do të luajnë ndeshjen e kthimit në Londër, dhe skuadra e PSG duket se është në formë të mirë pas fitores së mbrëmshme që shënoi ndaj Lens me rezultat 4-1.

Dhe Matuidi, që hyri në lojë si zëvendësues ndaj Lensit, arriti të shënoj golin e parë në ligë gjatë këtij sezoni, shprehet se do të shkojnë në Londër tepër të motivuar.

“Është shumë mirë që të kryesosh tabelën e klasifikimit, qoftë edhe përkohësisht. Është shumë e rëndësishme që të përgatitesh për ndeshjen e së mërkurës ndaj Chelseas,” deklaroi Matuidi.

“Ne po shkojmë drejtë Londrës me shumë vetëbesim. Unë besoj se ne mund të shfrytëzojmë më shumë shanset që kemi për të shënuar gola, dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.

“Ndeshja e së mërkurës do të jetë një ndeshje me intensitet tepër të lartë, dhe ne do luajmë për t’u kualifikuar.”

Shpërndaje në rrjete sociale