Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial ka zhvilluar bisedime me manaxherin, Ralf Ragnick për situatën e tij.
26-vjeçari francez është i etur për një lëvizje te Sevilla pasi u zhgënjye me mungesën e fillimit të tij në United këtë sezon.
Agjenti i tij, Philippe Lamboley e acaroi Rangnick në fillim të këtij muaji duke u bërë publike me dëshirën e klientit të tij për t’u larguar përpara se ta diskutonte atë me shefin e United.
Një dëmtim në gju e përjashtoi Martialin nga ndeshjet e United me Crystal Palace dhe Norwich City, por ai ishte në terrenin stërvitor të United të mërkurën për bisedën e tij të pasdites me Rangnick duke shpresuar për të zgjidhur të ardhmen e tij, raporton “Daily Mail”.
Ragnick ka deklaruar tashmë se nuk e sheh nevojën për të bindur lojtarët që të qëndrojnë në United dhe se skuadra e tij është shumë e madhe.
Sevilla do të dëshironte një marrëveshje huazimi për Martial dhe United duhet të vendosë nëse kjo i përshtatet me shumë konkurrencë për dy vendet e para./Arbresh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...