Klubi i parë që ka bërë një ofertë formale në drejtim të Al Hilal për transferimin e Neymarit është zbuluar, teksa gara për brazilianin po vazhdon.
Më herët këtë muaj u zbulua se legjenda braziliane Neymar, mund të largohet nga klubi arab Al Hilal gjatë afatit kalimtar të janarit.
Disa klube anembanë botës raportohej se kishin shprehur interesim për sulmuesin, pasi Al Hilal e kishte bërë të qartë se janë të gatshëm të ndajnë rrugët me Neymar, nëse mund të negociojnë një marrëveshje të përshtatshme.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Neymar është shumë afër rikthimit tek ish-klubi i tij Santos, teksa klubi brazilian tashmë ka bërë edhe ofertën e parë për të.
Thënë kështu, Neymar do t’i bashkohej ish-ekipit të tij në formë huazimi, por Santos po pret dritën e gjelbër nga klubi arab, para se marrëveshja të finalizohet.
Në rast se një marrëveshje e mundshme me Santos nuk mund të arrihet, Romano po ashtu ka zbuluar se klubi amerikan Chicago Fire është i interesuar për Neymar, por janë mbrapa në garë.
Para se t’i bashkohej Barcelonës për 74 milionë euro në korrik të 2023, Neymar bëri 225 paraqitje për klubin e fëmijërisë Santos, duke shënuar 136 gola dhe duke asistuar në 64 të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi disa trofe të ndryshëm duke përfshirë edhe Copa Libertadores./Telegrafi/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...