
Marouane Fellaini, Manchester United
AC Milani i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dëshiron të mbajë në skuadër mesfushorin, por lojtari nuk ka rënë dakord të nënshkruaj kontratën e re të ofruar nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët e Manchester United kërkojnë largimin e tij nga skuadra për shkak se ai iu kujton biznesin e dobët me transferime të kryera nga ish trajneri i tyre – David Moyes.
Por, Fellaini është kërkuar nga një numër i madh klubesh evropiane, përfshirë gjigantin italian AC Milanin. Ata do të ishin të lumtur për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit falas në Itali.
Klubet e tjera si PSG, Juventus, Monaco dhe Besiktasi kanë shfaqur interesim gjithashtu, ndërkohë që Super Liga e Kinës përmendet gjithashtu si një destinacion i mundshëm./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj