Federata e Futbollit e Argjentinës i ka kërkuar Argjentinës të shpjegojë përse Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen miqësore të martën mes këtyre dy vendeve në Tangier.
Messi u lëndua në humbjen e Argjentinës 3:1 kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore të premten, dhe si pasojë u rikthye në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.
Në një komunikatë për media, Federata e Marokut e pranoi se ishte njoftuar nga organizatori për mungesën e argjentinasit, por ngriti çështjen se, sipas kontratës, Argjentina duhet ta emërojë ekipin më të mirë kundër tij.
Messi luajti 90 minuta kundër Venezuelës, në atë që ishte ndeshja e tij e parë që prej eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës verën e vitit 2018.
Ndeshja miqësore ndaj Marokut do të jetë e fundit para Kupës së Amerikës për Argjentinën, e cila fillon më 14 qershor.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...