Aston Villa dhe PSG kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Marco Asensio tek klubi anglez.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Aston Villas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai do të jetë lojtar i anglezëve deri në fund të sezonit.
Asensio është tri herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe do të jetë forcë shtesë për klubin anglez në rrjedhën e këtij sezoni.
29-vjeçari është transferuar tek Parisi në vitin 2023, teksa këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje duke shënuar dy gola e katër asistime./Arbresh.info
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...