Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio ka thënë se nuk ka në plan të largohet ndonjëherë nga gjiganti në La Liga.
Asensio ka shënuar dy herë gjatë ndeshjeve në Superkupë të Spanjës kundër Barcelonës duke rritur tutje reputacionin e tij në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germaini tashmë është duke vendosur nivele të reja në merkato të transferimeve, por Asensio ka pretenduar që do të refuzonte çdo ofertë që vjen nga skuadra në Liga 1.
“Faleminderit, por jo. Unë jam në vendimin më të mirë, aty ku dua të jem. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Real Madridit që llogaritë në mua”, ka thënë 21-vjeçari.
Në fillim të kësaj jave, raporte të ndryshme sugjeruan që Arsenali ishte duke menduar transferimin e tij në Londër duke paguar klauzolën e lëshimit, por tani skuadra në Premierë Ligë duket se do të dështojë me çdo përpjekje./arbresh.info
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët