Cristiano Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një brezi të artë gjatë kohës së tyre së bashku në Real Madrid.
Dyshja luajtën së bashku për nëntë vjet në kryeqytetin spanjoll dhe fituan trofe të shumtë, ku përfshiheshin katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Kalimi i Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 i dha fund kohës së tyre së bashku, dhe vetë Marcelo u largua nga Real Madridi vitin e kaluar dhe iu bashkua skuadrës greke, Olympiacos. Pavarësisht se nuk janë më bashkëlojtarë, të dy mbeten miq shumë të ngushtë.
Megjithatë, ata mund të jenë sërish në një skuadër. Sulmuesi portugez tani është pjesë e Al-Nassr, klub që ka shprehur interesim për mbrojtësin brazilian, sipas gazetarit Aaron Dominguez.
Tani, mbetet të shihet se kur klubi nga Arabia Saudite do të tentojnë nënshkrimin me 34-vjeçarin.
Marcelo me Olympiacosin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë