Myrto Uzuni u rikthye te goli në La Liga, teksa realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në fitoren 2-0 të Granadës ndaj Alaves. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë 11-metërshi, duke mos i lënë asnjë shans portierit Sivera për ta pritur.
Gjigandi spanjoll “Marca” i ka kushtuar një artikull lojtarit kuqezi, ku përmend statistikat e Uzunit nga pika e bardhë e penalltisë.
“Uzuni, një snajper nga 11 metrat”, është titulli i prestigjiozes, ndërsa më poshtë shkruhet: “Edhe pse ka luajtur me gjilpëra dhe me dhimbje prej javësh, atij nuk iu dridh pulsi. Uzuni e ekzekutoi goditjen me saktësi, duke e çuar topin pranë shtyllës, për të bërë shtrirjen e portierit kundërshtar të pavlerë. Me golin e realizuar, lojtari nga Berati ka që tani 4 gola të shënuar nga 11 metrat, duke iu bashkuar Majoral, Pepelu dhe Dovbyk si një nga specialistët e La Liga në këtë seksion”.
Vlen të theksojmë se Uzuni ka dështuar vetëm 2 herë nga penalltia, nga 13 herë që i është besuar ekzekutimi i 11-metërshit.
Sulmuesi ka një saktësi për t’u admiruar në të tilla raste, 84%, çka tregon efektivitetin e tij.
Myrto Uzuni ka gjasa të mira për të qenë pjesë e Europianit dhe synon një mbyllje sa më të mirë të sezonit, për të qenë gati për Kombëtaren.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X