Portieri gjerman, Manuel Neuer, është vizituar nga ekipi i anti-doping, për shkak të dyshimeve rreth rikuperimit të tij nga lëndimi.
Neuer gjatë kësaj javë është rikthyer në stërvitje, pas një lëndimi të gjatë.
32 vjeçari në shtator të vitit të kaluar theu këmbën, lëndim ky i cili e mbajti deri tani jashtë futbollit.
Dhe pasi u raportua nga mediat evropiane, autoritetet vendosën të investigonin – dhe nuk gjetën asgjë të gabuar.
“Ishte një terapi e re që ka të bëjë me qelizat mëmë. Ato merren nga një kockë e shëndetshme dhe transferohen te kocka e dëmtuar.
“Ishte diçka që i dha më shumë freksi kockës, pasi kur e thyen tre herë, lodhet më shpejtë se të tjerat. Kura ishte e mrekullueshme,” shprehet Neuer. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...