Pavarësisht të qenurit vazhdimisht në linjën startuese të Juventusit, sulmuesi Mario Mandzukic mund t’i bashkohet bashkatdhetarit të tij Igor Tudor në Galatasaray sezonin e ardhshëm.
30-vjeçari ka shënuar 16 herë brenda 51 ndeshjeve në Serie A për “Bianconerët” qysh pasi iu bashkua skuadrës italiane nga Atletico Madridit në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra gjigante nga Turqia së fundmi ka emëruar Tudorin si trajner të ri dhe ky i fundit dëshiron të sjell në Super Ligë bashkëkombësin e tij.
20 milionë euro thuhet të jetë tarifa që do t’i siguronte skuadrës turke transferimin e shënjestrës së tyre kryesore./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...