Manchester Unitedi e ka fituar edhe ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Real Betisit (1-0) që u zhvillua në Estadio Benito Villamarin.
Djajtë e Kuq ishin bindës (4-1) në Old Trafford dhe pas triumfit edhe në udhëtim, kualifikohen në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Skuadra nikoqire pati më shumë raste shënimi në gjysmën e parë, sidomos përmes Juanmi, mirëpo mungoi konkretizimi, shkruan telegrafi.
Mysafirët i intensifikuan shanset në fraksionin e dytë përmes Marcus Rashford dhe ishte pikërisht sulmuesi anglez që shënoi gol të bukur nga një largësi prej adro 20 metrash (56’).
Vendasit nuk ia dolën të bënin asgjë deri në mbyllje të sfidës dhe u eliminuan nga Liga Evropës, ndërkohë që Manchester Unitedi iu bashkohet skuadrave çerekfinaliste
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë