Manchester United nuk po heq dorë nga Ivan Perisic.
Duke e parë seriozitetin e Interit për ta mbajtur në skuadër Ivan Perisicin, edhe sezonin e ardhshëm, ka bërë që drejtuesit e Manchester Unitedit të rrisin ofertën për mesfushorin kroat.
Sipas tabloidit britanik, The Telegraph, Jose Mourinho është i gatshëm të shpenzoj 55 milionë euro për ish anëtarin e Wolfsburgut dhe Borussia Dortmundit.
Tani i mbetet Interit të vendos nëse dëshiron ta mbajë reprezentuesin e Kroacisë, apo do ta pranoj ofertën e ‘Djajve të Kuq’.
Ekipi nga Premierliga është i interesuar që ta transferoj Perisicin tash e disa muaj, por ofertat e tyre, të cilat kanë qenë 30 dhe 40 milionë euro, janë refuzuar nga Nerazzurrët.

Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...