Jo shumë kohë më parë, Adnan Januzaj ishte vlerësuar si njëri nga talentet e ri më të mirë në botën e futbollit.
Dy golat në paraqitjen e tij të parë në Premierë Ligë për Manchester United në vitin 2013 “çmenden” tifozët e gjigantit anglez, transmeton portali arbresh.info. Nuk ishin vetëm tifozët e futbollit që ishin të impresuar nga Januzaj, Federata e Futbollit të Anglisë tentoi ta bind atë që t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Anglisë, por 22-vjeçari zgjodhi përfundimisht Belgjikën duke refuzuar njëkohësisht edhe kombëtaren tonë.
Por, karriera e tij në Belgjikë nuk ishte aspak e mirë pas vetëm pesë paraqitjeve që nga debutimi i tij në vitin 2014 derisa karriera e tij te Manchester United pësoi një rënie gjithashtu. Dy sezonet e tij të kaluara në formë huazimi, te Dortmundi në Bundesligë dhe te Sunderlandi në Premierë Ligë së fundmi, ishin gjithashtu zhgënjyese.

Adnan Januzaj i emëruar fillimisht si një superyll tani mund të quhet ndryshe një yll i dështuar. Megjithatë, ka shpresë për të përmbushur atë që premtoi në paraqitjet e para.
Bazuar në ‘France Football’, Real Sociedad tashmë ka shfaqur besim te Januzaj dhe arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij për 11 milionë euro.
Përveç kësaj, duket që Manchester United nuk është dorëzuar plotësisht në anësorin sepse gazeta e lartpërmendur shton se në marrëveshjen e arritur është e përfshirë edhe klauzola e riblerjes që mund të aktivizohet brenda tri viteve.
Transferimi i Adnan Januzajt nga Manchester United te Sociedadi do të finalizohet pasi të arrihen edhe marrëveshjet personale./arbresh.info
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...