Interi është duke e shqyrtuar ofertën e re të Manchester Unitedit për Ivan Perisic në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Nerazzurrët kanë caktuar çmimin prej 55 milionë eurosh për mesfushorin kroat, për shërbimet e të cilit është interesuar edhe Paris Saint-Germaini.
Është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Djajtë e Kuq para disa javësh, nga e cila do të përfitojë gjashtë milionë euro për sezon. Mirëpo, Interi e ka refuzuar ofertën e Unitedit prej 40 milionë eurosh për shërbimet e 28-vjeçarit.
Sipas Calciomercato.it, klubi anglez e ka rritur ofertën në 50 milionë euro duke përfshirë një sërë bonusesh.
Nga ana tjetër, Interi ka nevojë për 30 milionë euro deri më 30 qershor për t’i barazuar financat në mënyrë që të shmangë ndonjë ndëshkim për shkelje të rregullave financiare. Prandaj gjasat janë të mëdha që të arrihet marrëveshja për Perisicin gjatë këtij muaji.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...