Juventus është duke shtyrë Manchester United për të arritur sa më shpejtë marrëveshje për transferimin e mesfushorit Paul Pogba.
Mirëpo, “Djajtë e Kuq” do të bëjnë negociata vetëm nëse në ofertë është i përfshirë edhe mesfushori Aaron Ramsey, transmeton portali arbresh.info.
United është duke kërkuar një mesfushor ofansiv dhe në listë prinë Ramsey, i cili iu bashkua “Bianconerëve” vitin e kaluar.

Thuhet se gjiganti anglez do e lejojë rikthimin e Pogba në Torino, vetëm nëse uellsiani kalon në “Old Trafford”.
Juventus javën e kaluar ka propozuar shkëmbimin e Pogba me ndonjërin nga lojtarët, si Federico Bernardeschi, Alex Sandro apo Douglas Costa, mirëpo United nuk ka pranuar./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...