Erdhi me bujë të madhe nga Borusia Dortmund tek Manchester United, por yllit anglez, Jadon Sancho duket se i ka humbur shkëlqimi.
Anglezi, përveç që nuk po kalon një formë fare të mirë tek “djajt e kuq”, ai është konfrontuar edhe me trajnerin, Erik ten Hag, kjo pasi ai e kishte kritika ndaj anësorit anglez, shkruan Arbresh.info.
Samcho, ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke potencuar se ai nuk është fajtori dhe se gjithmonë ka pasur sjellje të mira edhe në stërvitje.
Por, Komisioni Disiplinor i Unitedit ka vendosur që Sanchon t’a mbajë jashtë grupit të ekipës së parë deri në një vendim të ardhshëm lidhur me rastin e tij.
Të gjitha këto mosmarrëveshje mund të largojnë Sanchon nga gjigandi anglez.
Ndërkohë që “djajtë” nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë pas disa lojtarëve që mund t’i marrin falas në merkaton e janarit.
Një prej tyre është Eden Hazard, i cili pas dështimit të tij me Real Madridin ka mbetur pa ekip./Arbresh.info/

Anwar El Ghazi është një tjetër emër që u lakua për një transferim të mundshëm tek Unitedit, ish- lojtari i Aston Villës e njeh mjaftë mirë Premier Leaguen pasi ka luajtur disa vite aty.

Papu Gomez dhe Andre Ayew, janë dy lojtar tjerë që kanë rënë në radarin e Unitedit./Arbresh.info/


Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...