Manchester United raportohet se është në prag të arritjes së një marrëveshje me Wolverhampton për sulmuesin Matheus Cunha.
United pritet që të jetë një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar, ku do të jenë në kërkim të përforcimeve në fazën e sulmit pas vështirësive të tyre para portës këtë sezon.
Opsionet kryesore të sulmit – Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Joshua Zirkzee, kanë pasur vështirësi që të kenë paraqitje të mira gjatë sezonit, duke sjellë nevojën për alternativa të reja.
Këtu futet në diskutim Cunha. Ylli brazilian po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit anglez, pavarësisht se ekipi i tij po lufton për të siguruar mbijetesën.
Ai ka arritur të shënojë 14 gola dhe të bëjë katër asistime në 28 ndeshje në Ligën Premier, ndërsa në 31 ndeshje në të gjitha garat, Cunha ka realizuar 16 gola.
Një raportim i mëhershëm ka bërë me dije se Unitedi e vlerëson Cunhan si lojtarin ideal për pozitën mbrapa sulmuesit.
Braziliani po ashtu i ka dhënë prioritet një kalimi të mundshëm në ‘Old Trafford’ para klubeve të tjera.
Sidoqoftë, Cunha nuk është lojtari i vetëm që ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë gjatë kësaj vere.
The Mail gjithashtu ka shtuar se United ka mbajtur diskutime edhe për Victor Osimhen (Napoli), Xavi Simons (RB Leipzig), Benjamin Sesko (RB Leipzig), Eberechi Eze (Crystal Palace) and Antoine Semenyo (Bournemouth).
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...