Manchester United-i tani ka fituar 10 ndeshje radhazi si mysafirë në të gjitha garat për herë të parë në histori pas fitores 1 – 2 kundër PSG-së.
“Djajtë e Kuq” fal golave të Bruno Fernandes-it dhe Marcus Rashford-it arkëtuan pikët e plota në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Opta Joe, klubi anglez ka fituar 10 ndeshje radhazi si mysafirë, gjë që nuk e kanë arritur asnjëherë në historinë e klubit.
Këto janë 10 skuadrat që i kanë mposhtur si mysafirë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer-it:
Norwich City 1 – 2 Man Utd (27 qershor)
Brighton 0 – 3 Man Utd (30 qershor)
Aston Villa 0 – 3 Man Utd (9 korrik)
Crystal Palace 0 – 2 Man Utd (16 korrik)
Leicester 0 – 2 Man Utd (26 korrik)
Luton 0 – 3 Man Utd (22 shtator)
Brighton 2 – 3 Man Utd (26 shtator)
Brighton 0 – 3 Man Utd (30 shtator)
Newcastle 1 – 4 Man Utd (17 tetor)
PSG 1 – 2 Man Utd (20 tetor)./arbresh.info.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1318663860895715328
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...