Manchester United beson se duke i ofruar numrin shtatë në fanellë do jetë e mjaftueshme që ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho të transferohet në “Old Trafford”.
Dortmund nuk dëshiron ta largojë anglezin dhe thuhet se është duke përgatitur kontratë të re për lojtarin, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, një ofertë e mirë nga “Djajtë e Kuq” mund të bëj që 20-vjeçari të rikthehet në Premierë Ligë.

Sipas Mirror, numri shtatë në fanellë mund të bëj ndryshimin dhe Sancho të zgjedh United para Chelsea-s.
Sanche do ishte i lumtur të ndiqte hapat e legjendave të klubit, që e kanë mbajtur numrin shtatë.
David Beckham, Cristian Ronaldo, Goerge Best, Bryan Robson dhe Eric Cantona, të gjithë këta kanë shkëlqyer me numrin shtatë, edhe pse thuhet se ky numër është ‘mallkuar’ që nga largimi i Cristiano-s./arbresh.info.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje