Pasi arritën marrëveshje me Matheus Cunha nga Wolvesi, Man United vazhdon gjahun për edhe një sulmues tjetër.
Sipas raportimeve nga Sky Sport në Gjermani, klubi anglez Manchester United ka bërë kontakt me Eintracht Frankfurtin për të shprehur interesimin për sulmuesin Hugo Ekitike, shkruan Arbresh.info.
22-vjeçari francez, i cili u bashkua me Frankfurtin nga Paris Saint-Germain, ka pasur një sezon mbresëlënës në Bundesliga dhe është vënë në radarët e disa klubeve të mëdha evropiane.
United, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi të ri për ta përforcuar repartin ofensiv, e kanë identifikuar Ekitiken si një opsion të mundshëm për merkaton e verës.
Frankfurti nuk është i prirur ta shesë lojtarin lehtë, pasi vlera e tij pritet të jetë mes 80 deri në 100 milionë euro. Përveç
Manchester United, interes për lojtarin kanë treguar edhe klube si Chelsea dhe Liverpool, ndërsa Chelsea thuhet se nuk ka arritur të finalizojë marrëveshjen pavarësisht negociatave paraprake.
Ekitike ka kontratë me Frankfurtin deri në qershor të vitit 2029, teksa ka luajtur dy sezone për këtë klub.
Sezonin e fundit ai ka realizuar 22 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Arbresh.info
?? EXCL | Manchester United have now officially entered the race for Hugo #Ekitike!#MUFC made contact with Eintracht Frankfurt within the last 48 hours, expressed concrete interest, and gathered all relevant information.
Liverpool and Chelsea remain in the race – and now Man… pic.twitter.com/41PrOq0678
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 12, 2025
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit