Manchester City vendos çmimin e kartonit të Grabiel Jesus

11:21 | 7 Qershor 2022
KRG

Skuadra të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për kartonin e brazilianit, Gabriel Jesus.

Skuadra angleze, Manchester City, tashmë ka vendosur çmimin e lojtarit, ku shifra sipas tyre shkon prej 45 deri në 50 milionë euro.

Arsenali, Tottenhami, Real Madridi dhe Chelsea, janë skuadrat të cilët kohëve të fundit kanë shprehur interesim për shërbimet e brazilianit.

Sipas gazetarit Anton Meana, madrilenët janë duke e shqyrtuar propozimin për Jesusin, ndërsa janë në diskutime me krerët e klubit për ofertën e dhënë nga Manchester City, përcjell arbresh.info.

Ndërsa mediat angleze, kanë raportuar se Arsenali dhe Tottenhami janë dy klubet kryesore dhe më të favorshme në lidhje me transferimin e brazilianit.

Gjithashtu edhe Chelsea ka shprehur interesim, por pengesa më e madhe  tek “Blutë” është problemi me klubin, pasiqë kohëve të fundit kanë ndërruar pronar përshka ktë situatës së luftës Ukrainë-Rusi, ku  është sanksionuar pasuar ish pronarit të klubit, Roman Abramovich./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale