Manchester City deklason Manchester Unitedin në derbin e qytetit.
‘Citiziens’ arritën të mposhtin ‘djajt e kuq’, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 10-të, në Premier Ligë, shruan Arbresh.info.
Padyshim njeriu kryesor në triumfin e Cityt, ishte norvegjezi Erling Haaland, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asist.
Haaland golin e parë e realizoi nga pika e bardhë e penaltisë në minutën e 26-të, teksa dyfishoi epërsinë në, minutën e 49-të.
Golin e tretë për Cityn e realizoi anglezi Phil Foden i cili u asistua nga Haalandi në minutën e 80-të.
Kështu skuadra e Pep Guardiolës arriti të ndërprenë serinë prej tri fitore radhazi të Unitedit.
Me këtë fitore City kthehet në vendin e tretë me 24 pikë pas 10 ndeshjeve, teksa ‘djajt e kuq’ janë në vendin e tetë me 15 pikë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...