Manchester City e ka mbyllur sezonin me fitore, duke arritur 100 pikë në Premierligë, numër treshifror të pikëve që nuk ishte arritur kurrë më parë në Angli.
Manchester City tashmë ka thyer rekord historik në Premierligë sa i përket pikëve të grumbulluara në një sezon, por Pep Guardiola ditë më parë tha se ëndërron 100 pikë, numër treshifror që nuk është arritur kurrë më parë.
Ëndrra iu realizua pasi kampioni fitoi 1-0 në udhëtim me Southamtonin me golin e Gabriel Jesus në minutën e 94’ në ndeshjen e fundit për këtë sezon, duke e mbyllur edicionin me 100 pikë, rekord historik.
Teksa ka thyer edhe rekorde sa i përket gol diferencës, golave të shënuar në një edicion, fitoreve të njëpasnjëshme, fitoreve në udhëtim e shumë të tjera.
Ky ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend, pasi ka pësuar vetëm dy humbje, ka regjistruar 4 barazime dhe ka arritur 32 fitore, duke fituar titullin me 17 pikë diferencë.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...