Manchester City – Arsenal, s’ka vend për Ozilin, Murici në stol për Cityn

16:48 | 3 Shkurt 2019
A Z

Ozil nuk është në formacion për ndeshjen që Arsenali e zhvillon me Manchester Cityn. Në stol është edhe Denis Suarez i ardhur nga Barça. Për Man Cityn, në stol është portieri i Kosovë, Arijanet Muric
Manchester City dhe Arsenali do të përballen mes vete në Etihad Stadium nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 25 në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Granit Xhaka nuk është ftuar fare për këtë ndeshje. Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, kosovari ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit, edhe pse nuk duket të jetë serioz dhe pikërisht për këtë, nuk mund t’i ndihmojë sonte “Topçinjtë”.

Në fushë nga minuta e parë është hedhur shqiptari tjetër për Arsenalin, Shkodran Mustafi.

S’ka vend sërish për Mesut Ozilin në formacionin startues, Emery e ka lënë në stol.

Në bankën rezervë për Arsenalin është edhe Denis Suarez i transferuar nga Barcelona, që pritet të debutojë sonte – ndoshta do t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Në anën tjetër, Pep Guardiola ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, pasi synon t’i qëndrojë pranë Liverpoolit në luftën për titull, përcjell Express.

Në stol për Cityn është portieri i talentuar i Kosovës, Arijanet Murici.

 

Shpërndaje në rrjete sociale