Manchester Unitedi dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Brightonit në takimin që pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 15:00.
Unitedi vjen me ndryshime në shtabin teknik, pasi kanë emëruar Erik ten Hag si trajner dhe disa transferime, por synon ta nis me fitore sezonin e ri.
Në anën tjetër, mysafirët nuk kanë bërë aq shumë ndryshime nga sezoni i kaluar dhe synojnë ta nisin sezonin me rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Cristiano Ronaldo e nis ndeshjen nga banka shkaku i mungesës në përgatitjet parasezonale, ndërsa Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez debutojnë nga minuta e parë.
Man Utd: De Gea; Dalot, Maguire, Martinez, Shaw; Fred, McTominay; Sancho, Eriksen, Fernandes; Rashford.
Brighton: Sanchez; Veltman, Dunk, Webster; March, Lallana, Caicedo, Trossard; Gross, Mac Allister; Welbeck./Telegrafi/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare