Liverpooli rrezikon që Xherdan Shaqiri t’i bashkohet Manchester United pasi Jurgen Klopp është duke zvarritur marrëveshjen me yllin kosovar.
Liverpooli dhe Manchester United janë të dy duke kërkuar transferimin e Shaqirit, i cili është në dispozicion për vetëm 12 milionë euro këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Zvicrës, i cili impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror në Rusi, ka vendosur tashmë për largim nga Stoke City.
Liverpooli dëshiron të siguroj shërbimet e tij në mënyrë për të ofruar kompeticion ndaj treshes në sulm – Mohamed Salahs, Sadio Manes dhe Roberto Firminos. Manchester United nga ana tjetër është duke u përfolur për transferimin e tij për shkak se Jose Mourinho ka shprehur admirimin ndaj tij te rrethi i afërt.
‘Liverpool Echo’ sugjeron që “Redsat” janë duke zvarritur transferimin e tij pavarësisht interesimit të shfaqur nga Manchester United.
Klopp ende nuk ka shtruar ofertë për lojtarin pasi gjermani besohet se është duke menduar nëse duhet të shfrytëzoj atë buxhet diku tjetër./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...