Pas një gjysmë sezoni të dëshpëruar dhe thyerjes së rekordeve negative të klubit, Manchester United është i vendosur të forcojë ekipin e tij duke sjellë një përforcim të madh, sulmuesin Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian ka qenë në radarin e Manchester United për vite me radhë, por asgjë nuk është realizuar. Tani pas kërkesës së trajnerit Ruben Amorim, drejtuesit e Man Utd janë më të vendosur se kurrë për transferimin e Osimhen.
Manchester United është në një pozitë katastrofike dhe është vetëm shtatë pikë mbi zonën e rënies. Djajtë e Kuq nuk kanë mundur të mposhtin askënd kohët e fundit, kështu që është e qartë për të gjithë se dikush duhet të shkundë këtë ekip dhe as trajneri i ri Ruben Amorim nuk ia doli ta bëjë këtë.
Zgjidhja për sulmin e Manchester United mund të jetë Victor Osimhen, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme te Galatasaray ku është i huazuar nga Napoli, ku nuk do të ketë të ardhme.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i respektuar anglez Tom McDermott, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit, një grup prej gazetarëve më të respektuar në sportin britanik.
McDermott konfirmoi synimet serioze të Manchester United për ta sjellë atë, por gjithashtu theksoi se çelësi i një transferimi të mundshëm qëndron në zgjidhjen e situatës me Marcus Rashford.
Amorim e hoqi dorë nga Rashford dhe klubi kërkon urgjentisht t’i gjejë atij një punësim të ri në mënyrë që të lirojë pagën dhe hapësirën për të sjellë Osimhen.
Informacioni i fundit në lidhje me Rashford është se ai i është ofruar Milanit në formë huazimi. Përfaqësuesit e Milanit dhe Manchester United kanë zhvilluar negociata, por ende nuk dihen detajet e takimit. /Telegrafi/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës