Manchester United nuk do të konsideroj asnjëherë shitjen e Paul Pogbas në Manchester City.
Trajneri i klubit në Etihad, Pep Guardiola zbuloi javën e kaluar se atij i ishte ofruar Paul Pogba në muajin janar nga agjenti i tij Mino Raiola, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, zyrtarët e “Djajve të Kuq” insistojnë se ata vazhdojnë të jenë të qetë rreth kësaj situate.
Persona të brendshëm në klub thonë se pavarësisht deklaratave nga Pep Guardiola dhe sjelljes së agjentit Mino Raiola, ata nuk kanë menduar të ndajnë rrugët me Paul Pogban gjatë merkatos dimërore.
Përveç tjerash, burime në United thonë se ata janë të vendosur që nuk do të shesin asnjëherë njërin nga yjet më të mëdhenj te një rival i Man City.
Pogba realizoi dy gola të shpjeta në ndeshjen gjatë vikendit kundër “Qytetarëve” duke inspiruar skuadrën e Jose Mourinhos për të përmbysur rezultatin në Etihad nga 2 me 0 në 2 me 3./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...