Manchester United është i interesuar në yllin e Juventusit, Paulo Dybala.
Jose Mourinho është duke kërkuar për të përforcuar opsionet e tij në sulm për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Antoine Griezmann i Atletico Madridit ishte shënjestra në krye të listës, por mediat angleze raportojnë se Mourinho ka zbehur interesimin e tij.
Sipas një raporti nga ‘Mundo Deportivo’, Dybala tani është lojtari tjetër në syrin e tyre. Mourinho e sheh reprezentuesin e Argjentinës si një pasardhës i Wayne Rooneyt.
Dybala, i cili vazhdoi kontratën me kampionin në Serie A gjatë muajit prill, është duke u vlerësuar si njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë qysh pas transferimit nga Palermo te Juventusi në vitin 2015./arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...