Gjiganti britanik është i gatshëm të bëjë sakrifica vetëm për të arritur deri tek sulmuesi i Lyonit
Manchester United është i gatshëm të bëjë sakrifica vetëm për të arritur deri tek Moussa Dembele.
Mediumi “TodoFichajes” shkruan se gjiganti britanik është i gatshëm t’i paguajë 70 milionë euro për sulmuesin e Lyonit, përcjell Gazeta Express.
23 vjeçari pritet të rikthehet në Premierligë pas katër vjetësh.
Ai ishte larguar nga Fulhami në vitin 2016 për t’iu bashkuar Celticut.
Në Skoci kishte luajtur për dy vjet para se të transferohej në Francë.
Dembele i ka realizuar 22 gola për Lyonin në sezonin 2019/2020, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë koronavirus.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...