“Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’ia propozojnë Real Madridit shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit
Manchester United është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Paul Pogban gjatë janarit, ose verën e ardhshme, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori francez lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për Gareth Balen.
Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se klubet e lartpërmendura po mendojnë t’i shkëmbejnë yjet e tyre.
Me këtë rast, kampioni i botës me Francën do të përfundonte në “Santiago Bernabeu”, kurse ylli uellsian do të transferohej në “Old Trafford”.
Reali madje do të ofronte edhe para, krahas Balet për Pogban.
E interesim për mesfushorin francez ka shfaqur edhe Juventusi, i cili synon ta rikthejë atë në Torino.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...