Gjiganti anglez po vazhdon me rezultate dëshpëruese.
Ndeshja nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat që mundoheshin të shënojnë gol qysh në fillim, shkruan lajmi.net
Megjithatë goli erdhi vetëm në fund të pjesës së parë nga Anthony Martial në min e 43′.
Martial shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Bruno Fernandes dhe i dha epërsinë ekipit të tij.
Pjesa e dytë gjithashtu shumë interesante me të dyja ekipet që nuk ndaleshin të sulmuar.
Evertoni arriti të rikthejë baraspeshën në min e 65′ me golin e Andros Townsend për 1-1.
Deri në fund mysafirët shënuan sërish përmes Yerry Minas në min e 85′, megjithatë ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Pas këtij barazimi tani United ndodhet në pozitën e dytë me 14 pikë, aq sa ka edhe Evertoni në vendin e tretë.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...