Manchester Unitedi është i gatshëm t’i paguajë 250 milionë euro për t’i sjellë në “Old Trafford” tre futbollistë të talentuar të Kombëtares portugeze.
Gjiganti anglez i dëshiron sulmuesin 19-vjeçar të Benfica, Joao Felix; mbrojtësin 21-vjeçar të Benfica, Ruben Dias si dhe për mesfushorin 24-vjeçar të Sportingut, Bruno Fernandez.
Tre futbollistë që janë pjesë e ekipit kombëtar portugez dhe që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre.
Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e Manchester United kërkon ta përsëritë edhe një herë historinë, duke synuar ta sjellë në Premierligë një tjetër Cristiano Ronaldo.
Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë për United të realizojë këtë blerje të trefishtë, pasi për këta lojtarë janë interesuar edhe Manchester City, Real Madrid, Barcelona e Juventus.
Prandaj “Djajtë e kuq” kanë rritur ofertën, për të bërë të mundur një blerje të trefishtë dhe ta shmangin konkurrencën.
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...