Manchester United ka arritur te Hakan Calhanoglu.
Sipas Tuttosport, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë kontaktuar agjentin e Hakan Calhanoglu për të diskutuar për një transferim të mundshëm në Old Trafford si lojtar i lirë.
Hakan ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021 dhe deri më tani, dy palët s’kanë qenë aspak afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin.
Calhanoglu fiton 2.5 milionë aktualisht, por agjenti i lojtarit tani kërkon kontratë 7 milionë në vit.
Unitedi ka kohë që po e monitoron situatën e 26-vjeçarit dhe do të luftojë me Juventusin për ta rrëmbyer futbollistin në vitin 2021.
Ka spekulime se lojtari mund të përfundojë në Juventus, sidomos pas fotos ditë më parë me bashkëkombësin dhe futbollistin e “Zonjës së Vjetër”, Merih Demiral, të cilin e vizitoi në Torino. /Gazeta Express/
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...
LDK-ja s’merr pjesë as në seancën e sotme për presidentin
“Mjerim, udhëheqësit inatqorë s’mendojnë gjë pos partisë”, m...
Indri dhe Vanesa në momente romantike, shkëmbejnë përqafime
Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëso...