Manchester United po mendon seriozisht transferimin e Brendan Rogers duke e përfshirë klauzolën e largimit në kontratën e tij me Leicester City, duke e bërë atë të disponueshëm pasi presioni mbi Ole Gunnar Solskjaer po rritet.
“Djajtë e Kuq” besojnë se mund ta “joshin” Brendan Rogers për një transferim nga “Foxes” duke aktivizuar klauzolën e largimit të tij në kontratën e teknikut nga Irlanda e Veriut.
United po detyrohen të marrin në konsiderat opsionet e tyre pas një periudhe të dobët rezultatesh të cilat kanë shtuar presionin e Solskjaer.
Norvegjezi është në sezonin e tij të tretë të plotë si trajner, por duket se edhe këtë edicion nuk ka gjasë të ofrojë ndonjë trofe.
Si rezultat, Rodgers, çmimi i të cilit është rritur për shkak të punës së tij me Leicester, është në radarin e tyre.
Tekniku nga Irlanda Veriore arriti të fitojë FA Cup edicionin e kaluar me Leicester City, ndërsa përfundoi në vendin e pestë në Premier League për herë të dytë radhazi./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...